ZYRTARE | Hadis Tairi përforcon Shkëndijën e Haraçinës

✅ ZYRTARE | Hadis Tairi përforcon Shkëndijën e Haraçinës

📰 Shkëndija e Haraçinës ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të majtë Hadis Tairi, i cili i bashkohet skuadrës si përforcimi më i ri në repartin defensiv.

Tairi në Haraçinë kalon nga FC Struga, duke ofruar përvojë, disiplinë taktike dhe siguri në krahun e majtë. Klubi nga Haraçina vijon kështu ndërtimin e një ekipi të balancuar dhe konkurrues, në funksion të objektivave të sezonit.