Ermir Dani emërohet drejtor i Konviktit Komunal të Nxënësve “Vëllezërit Milladinov” në Strugë

Ermir Dani është emëruar drejtor i ri i Konviktit Komunal të Nxënësve “Vëllezërit Milladinov” në Strugë.

Vendimi vjen në kuadër të angazhimeve për përmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e cilësisë së kushteve për nxënësit që qëndrojnë në këtë institucion arsimor. Ermir Dani njihet si kuadër me përvojë në fushën e edukimit, ndërsa nga drejtimi i tij pritet një qasje më bashkëkohore, përgjegjëse dhe në funksion të interesit të nxënësve dhe komunitetit arsimor në përgjithësi.

Konvikti “Vëllezërit Milladinov” mbetet një institucion i rëndësishëm për nxënësit nga Struga dhe rajoni, duke ofruar akomodim dhe mbështetje gjatë procesit arsimor.