Katër kallëzime penale dhe mbi 30 procedura kundërvajtëse për ndotësit e ajrit

Gjatë vitit 2025 janë kryer 1.700 inspektime për mjedisin të cilat kanë rezultuar me 4 kallëzime penale dhe mbi 30 procedura kundëvajtëse. Inspektorët kanë konstatuar rreth 400 raste të parregullsive. Mbikëqyrjet kanë përfshirë inspektime të rregullta, të jashtëzakonshme dhe kontrolluese.

“Inspektorati shtetëror, në kuadër të planit të veprimit, për ajër të pastër, në periudhën nga nëntori deri në mars 2026, është i detyruar që të inspektoje mbikëqyrje të subjekteve të cilët posedojnë leje ekologjike të integruara të tipit A. Nga 1 nëntori deri më sot janë realizuar mbi 55 mbikëqyrje inspektuese në instalacione me leje ekologjike të integruara të tipit A, gjatë të cilave janë lëshuar 20 vendime dhe tre ndalime për ushtrimin e veprimtarisë. Mbikëqyrjet janë kryer në të gjithë territorin e shtetit, në instalacione që kanë ndikim në mjedis përmes emetimit të gazrave në ajër”, deklaroi Ivana Ginovska, Drejtoreshë e Inspektoratit të Mjedisit.

Sipas Inspektoratit të Mjedisit, gjatë vitit 2025, edhe në Çimentoren “Usje” janë kryer gjithsej gjashtë mbikëqyrje inspektuese, dy të rregullta dhe katër të jashtëzakonshme, nga inspektorë të ndryshëm shtetërorë, përfshirë edhe kontrolle gjatë mbrëmjes dhe të pa paralajmëruara dhe sipas inspektoreve, në asnjë nga këto mbikëqyrje nuk janë konstatuar parregullsi në veprimtarinë e subjektit juridik.

Nga Inspektorati i Mjedisit gjithashtu u theksua se matjet e emetimeve kryhen ekskluzivisht nga laboratorë të akredituar ndërsa të dhënat nga monitorimi i vazhdueshëm, i cili realizohet 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, përpunohen përmes softuerit dhe u dorëzohen institucioneve kompetente. /Alsat.mk