MIDIS DËSHPËRIMIT DHE GËZIMIT !

MIDIS DËSHPËRIMIT DHE GËZIMIT !
Çdo vit i ri vjen me dëshira të reja. Dëshirat e plotësuara i “lëvizin” edhe malet. Kur dëshirat nuk plotësohen , shuhet gëzimi vezullues i personalitetit. Viti mbaroj me zgjedhjet lokale. Premtimet e partive mbetën si kashta që lundron mbi lumin! Cilësia e jetës është e lidhur me cilësin e mirëqenies ekonomike. Begatin e mirëqenies e vështirëson funksionimi jo motivues i sistemit: 1.Ekonomia e dobët,byrokracia e fortë! 2.Papunësia e madhe, lumturia e vogël! 3.Fjalimet e mira,veprimet e këqia!4. Rrogat e ulta, çmimet e larta…! Këto janë uzurpuesit e lumturisë! Kur rrënjët e lules janë të kalbura, lulja nuk i gëzohet ujit. Kur njerëzit janë të dëshpëruar nuk i gëzohen dritave shumëngjyrëshe, por gëzohen se viti i vjetër do të hidhet në të kaluarën bashkë me problemet! Njerëzit e festojnë fundin e vitit të frymëzuar nga magjia e shpresës për fillimet të reja! Kur u besohet shpresave, rritet optimizmi se nesër do ti arrijmë gjërat e pritura! Gëzuar vitin e ri!

-Prof.Muhamet Borova