Qytetarët të revoltuar me rritjen e çmimeve të shërbimeve shëndetësore

Pas paralajmërimeve se nga 1 janari shumë shërbime shëndetësore do të shtrenjtohen, qytetarët shprehen të zhgënjyer. Thonë se institucionet nuk e dëgjojnë zërin e tyre. Qytetarët e anketuar theksojnë do të kenë vështirësi financiare, por janë të detyruar të paguajnë, pasi bëhet fjalë për shëndetin e tyre.

“Çfarë të mendojmë ne jemi të mësuar që të shtrenjtohet çfarë të bëjmë. A do të jetë e vështirë për ju? Vështirë për pensionistët, dobët nuk ka asgjë, si do ja bëjmë, nuk e di si do ja bëjmë”, tha një qytetar.

“Uroj do të jenë më lirë çmimet kjo është më mirë. Do të jetë e vështirë për ju? Si të them është e vështirë, duhet pagat ti rrisin kjo është më mirë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Nëse duhet patjetër do ti paguajmë. Do të jetë e vështirë për ju? Do të jetë e vështirë por duhet patjetër të paguajmë”, deklaroi një qytetar.

“Na detyrojnë, çfarë mendojmë ne nuk na dëgjojnë ashtu siç duan ashtu. A do të jetë e vështirë për ju? Sigurisht nëse shtrenjtohet gjithçka”, theksoi një qytetar.

“Kjo nuk është mirë, pasi pensionisti punon tërë kohën dhe tani si pensionist mendoj se duhet të ketë mjekim pa pagesë”, u shpreh një qytetare.

Nga 1 janari do të rritet çmimi i shërbimeve shëndetësore. Participimi nga 40 denarë shtrenjtohet në 60 denarë.

Kontrolli specialistik nga 380 denarë rritet në 720 denarë. Paketa e përgjithshme e urgjencës do të ketë rritjen më të madhe, nga 780 denarë në 2.450 denarë. /Alsat.mk