Të hënën do të zgjidhet kryetari i këshillit komunal të Strugës?

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 2 (dytë) të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës

    Në bazë të nenit 47 paragrafi 5 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), nenin 26 paragrafi 2 nga Statuti i Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i komunës së Strugës” nr.02/18, 10/19, 22/19, 11/20, 12/22 dhe 14/22), me propozim të kryetarit të komunës, miratoj:

A K T V E N D I M

për konvokimin e mbledhjes së 2 (dytë) të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës

         E konvokoj mbledhjen e dytë të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 22.12.2025(Е hënë) në ora 10.00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Zgjedhje e Kryetarit të Këshillit të komunës së Strugës.
  2. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për urbanizëm
  3. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për veprimtari shoqërore
  4. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për veprimtari publike dhe komunale dhe mbrojtje e mjedisit jetësor
  5. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për turizëm.
  6. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për vetëqeverisje vendore,
  7. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për bashkëpunim me OJQ,
  8. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për barazi gjinore mes grave dhe burrave.
  9. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit Statutor – juridik.
  10. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për shënimin e festave dhe manifestimeve, ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve.
  11. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për përpilimin e Programit për punë të Këshillit të Komunës së Strugës për vitin 2026.
  12. Elaborat për vlerësimin e dëmeve.
  13. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e II/ 2025.
  14. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e III/ 2025.
  15. Aktvendim për ndërprerjen e publikimit të Vendimit për heqjen e Reversit për kompjuterë personal.
  16. Konkluzion për korrigjimin e gabimit.
  17. Propozim – Vendim për shitjen e sendit të luajtshëm – automjet motorik për pasagjërë, pronë e Komunës së Strugës.

Për pikat nga 1 deri në 11 nga rendi i ditës, për shkak se akoma nuk janë miratuar aktet, nuk ka material.

Materialet e mbledhjes së dytë

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Anëtari më i vjetër,
Nafi Jonuzi