Koalicioni VLEN do të garojë me Nevzat Bejtën në zgjedhjet e 11 janarit në Gostivar

Nevzat Bejta, i nominuar nga koalicioni VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij në komisionin zgjedhor komunal.

Bejta tha se pret mbështetjen nga të gjithë qytetarët.

“Për tetë vitet e shkuara qyteti është shkatërruar dhe me këtë mbështetje që më japin liderët e VLEN do të ndërpresim shkatërrimin e qytetit të Gostivarit, shkaku se qytetarët e duan qytetin e vetë dhe ne do bashkohemi për ta ndërtuar bashkë qytetin tonë  dhe do jemi të bashkuar deri në fitoren e madhe të 11 janarit”, deklaroi Nevzat Bejta, Kandidat për kryetar të Gostivarit Koalicioni VLEN.

Bejta premtoi se nëse ai fiton garën, Gostivarin do ta bëjë qytet evropian. Ai akuzoi udhëheqjen aktuale të Gostivarit për keqpërdorimin e më shumë se 30 milionë eurove ndërkohë që nuk kanë realizuar asnjë projekt kapital.

Kandidaturën e tij për kryetar të Gostivarit e ka dorëzuar edhe Valbon Limani nga Koalicioni AKI.  Limani pret që këtë radhë Gostivari të ketë kryetar të komunës, ndërsa tha se fushata e tij parazgjedhore, do të zhvillohet kryesisht në takimet me qytetarët.

“Më shumë do koncentrohemi në takim dhe bashkëbisedim me qytetart tan, duke pasur parasysh se gjithë at  patëm ua thamë qytetarëve n zgjedhjet e 19 nentorit. Presim fitore gjithsesi, do shohim me çfarë rezultati varësisht nga jehona apo dalja e votuesve, ne presim rezultat më të mirë dhe të gjithë së bashku kështu kompakt me 11 janar do të dalim dhe festojmë fitoren”, tha Valbon Limani. Kandidat për kryetar të Gostivarit nga koalicioni AKI.

Në Gostivar, si dhe në Mavrovë Rostushë, Qendër Zhupë dhe Vrapçisht do të votohet sërish më 11 janar pasi zgjedhjet lokale të tetorit dështuan për shkak të mos arritjes së censusit. /Alsat.mk