Përfaqësuesja e Maqedonisë U18, nën drejtimin e selektorit Dimitar Kapinkovski, sot në Strumicë, në kompleksin “Brera”, e zhvilloi ndeshjen e parë nga dy miqësoret kundër përfaqësueses së Malit të Zi.
Ekipi ynë kombëtar fitoi me rezultat 2:1, me dy golat e Ditmir Hoxhës në pjesën e parë.
Mysafirët barazuan në momentet e fundit të ndeshjes. Të përzgjedhurit e Kapinkovskit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, dominuan dhe fituan me meritë.Ndeshja e dytë e planifikuar do të luhet të premten.
