Janë gjetur dhe sekuestruar 62 paketime me marijuanë gjatë kontrollit në një makinë në rajonin e Strugës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme në orët e hershme të mëngjesit në rrugën magjistrale Strugë- Qafëthanë, në afërsi të fshatit Frangovë, zyrtarët policorë ndaluan personin me inicialet A.T., 46 vjeçar nga Pogradeci i Shqipërisë. Gjatë kontrollit në makinën me targa të Strugës, të cilët e drejtonte 46 vjeçari janë gjetur 62 paketime me marijuanë. Është njoftuar prokurori publik, droga është sekuestruar, ndërsa personi A.T. është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit Policia e Strugës paralajmëron kallëzim përkatës. /Alsat.mk
