Banorët e Frengovës kanë zgjedhur sonte Egzon Xhaferrin si kryetar të ri të Bashkësisë Lokale Frëngovë, në një proces votimi që u zhvillua me pjesëmarrje të lartë dhe atmosferë të qetë demokratike.
Kryesia e re do të përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët së bashku me kryetarin Xhaferri pritet të fokusohen në adresimin e nevojave dhe prioriteteve të komunitetit.
Banorët kanë shprehur pritshmëri të mëdha për mandatin e ri, duke kërkuar transparencë më të madhe dhe projekte konkrete zhvillimore. Pas zgjedhjes, Egzon Xhaferri falënderoi për besimin e dhënë dhe u zotua për angazhim të vazhdueshëm në shërbim të Frengovës.
