Pagesa e TVSH-së për qytetarët u bë me vonëse, ndërsa ka zëra për vonesa në kthimin e TVSH-së edhe për kompanitë. Ministrja e Fiancave Gordana Dimitrieska Koçoska thotë se arsyet janë teknike dhe lidhen me kontrollet e kryera nga institucionet, ndërsa mohon që buxheti është i zbrazur. Ndërsa Koçoska këmbëngul se buxheti është stabil, shteti mori hua të re prej 30 milionë euro nga bankave vendore.
“Nuk ka asnjë problem me buxhetin, problemi është teknik në DAP, ju lutemi referojuni DAP-it nëse doni më shumë informacione. Ne madje folëm me institucionin e Thesarit disa herë për problemin. Problem në Ministrinë e Financave me përgjegjësi pohoj se nuk ka – këtu nëse dikush mendon se ka, unë i bëj thirrje Entit Shtetëror të Revizionit të hyjë menjëherë në Ministri, të vijë menjëherë dhe të shohë nëse ka urdhëresa në sistem për TVSH-në time, problemi është Teknik”, deklaroi Godrana Dimitrieska Koçoska – Ministre e Financave.
Sipas Koçoskës vendi po merr hua sipas planifikimit dhe tregjet tashmë janë duke u analizuar për vitin e ardhshëm. Parashikohet të emetohet një eurobond dhe, siç shpjegoi, burime të ndryshme financimi do të përdoren për të mbyllur së pari angazhimet e marra më parë dhe për të financuar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2026. /Alsat.mk
