Ekzekutohet me armë zjarri një biznesmen në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve të para, një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri në ambientet e biznesit të tij, në zonën e Unazës Jugore.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të vrasjes.