Kërçova u gë-dhi pa Flamurin Shqiptar më 28 Nëntor!
Kërçovarët e ngritën lart flamurin shqiptar anekënd botës, stolisën sheshe dhe rrugë të metropoleve botërore . Por, nuk e ngritën kërçovarët zyrtarë në Kërçovë!
Mërgimtarët edhe gjat votimeve , erdhën dhe votuan për të drejtat elementare, por përsëri ishin ata që jetojnë aty që votuan kundër vetvetes.
Nuk mund ta shpëtojsh kurrë ate që vritet me dorën e vete.
Jo çdo ndryshim është ndryshim i mirë… hapni sytë dhe shikoni.
Sponzorët e Festës së Flamurit pa Flamur, ishin dy kundërkandidatët në zgjedhjet e fundit… dhe sigurisht që do të kenë “arsyetimet e veta”
.
Falemnderit fshati Garanë që në këtë kohë të pakohë na e zbardhe fytyrën si njerëz , si kërçovarë dhe si shqiptarë.
Manifestimi I 28 Nëntorit në Garanë ishte një spektakël gjithëshqiptar, një tubim historik që u përcollë në gjithë botën.
Garana më 28 Nëntor, 2025 ishte epiqendra e botës shqiptare.
Rrofsh Garana,që e solle në gjirin tënd jo vetëm kryeheroin shqiptar por kryeheroin Europian të kohës vet -Gjergj Kastriotin Skenderbeun🇦🇱





