Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!
Sot, ne shqiptarët kudo që jemi, e ndjejmë më thellë se kurrë peshën dhe krenarinë e kësaj dite të shenjtë. 28 Nëntori nuk është vetëm një datë historike – është simbol i sakrificës, unitetit dhe qëndresës së një kombi që e ka ruajtur identitetin e tij përmes çdo sfide.
Le ta mbajmë lart Flamurin kuqezi – jo vetëm si simbol krenarie, por si zotim se do të punojmë çdo ditë për një shoqëri ku shqiptarët trajtohen me respekt, barazi dhe dinjitet të plotë.
Gëzuar Festën e Flamurit!
Uroj që kjo ditë të sjellë forcë, shpresë dhe bashkim për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe kudo në botë.

