Elez Lena nga fshati Ladorisht i Strugës është një talent i jashtëzakonshëm në sportin e shigjetave (dart).
Qysh nga fillimet e tij, Elezi ka treguar aftësi të rralla dhe precizion të jashtëzakonshëm, duke e bërë emrin e tij të njohur jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë tij.
Ai ka marrë pjesë në qindra kampionate dart në Itali, duke sfiduar lojtarë të nivelit më të lartë dhe duke treguar gjithmonë aftësitë e tij të veçanta.
Përkushtimi dhe pasioni i tij e kanë shpërblyer, duke fituar vendin e parë në shumë gara prestigjioze.
Elez Lena nuk është vetëm një sportist, por edhe një frymëzim për të gjithë ata që duan të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të arrijnë sukses në fushat ku tregojnë pasion dhe talent të vërtetë.
www.strugapost.com

