KUSH FITON?

KUSH FITON ?
Kandidatët që marrin pjesë aktive në jetën politike, e reflektojnë besimin e paluhatshëm në vetëvete për tu pozicionuar në pushtetin lokal! Shumica me vite të tëra e kanë zgjedhur politikën si veprimtari , jo për ideale, por për mënyrën e të jetuarit më të mirë.
Çdo kush voton, ashtu siç e përcepton realitetin shoqëror-ekonomik dhe politik! Njerëzit ambicionz politikën shohin si një “hibrid prototip” ku “trupëzohet” jeta e mirë dhe prestigji! Njerëzit që nuk kanë pushtet vështirë munden ta imponojnë vullnetin e tyre, në raport ndaj atyre që e kanë pushtetin!
Fenomeni i politikës lokale duhet ti referohet kujdesit, zhvillimit të komunave dhe ndryshimeve shoqërore që janë prioritete për ato që besojnë në ardhmërinë më të mirë! Qytetarët që disa herë i kanë gabuar subjektet politike gjatë votimeve, ato kanë gabuar ndaj vetes.
Fituesin e zgjedhjeve zakonisht e përcaktojnë votuesit e papërcaktuar. Ato janë konstanata e pandryshueshme, që votojnë në bazë të intuitës së tyre! Politikani karizmatik duhet ti ketë aftësitë e një strategu të mençur, te i cili janë inkorporuar virtytet e larta ! Energjia potenciale e personit që garon për kryetar komune ndërthuret me vlerat e pakohë!

-Prof.Muhamet Borova