Poeti i njohur Xheladin Muça-Dini vjen para lexuesve me librin e tij të shtatë, me titullin “Veleshta në varg”, një vepër qe permbledh poezite më të bukura kushtuar Veleshtës dhe shpirtit te saj të paharrueshem.
Ky botim eshtë më shumë se një përzgjedhje poetike — eshtë nje mozaik ndjenjash, kujtimesh dhe nostalgjie, që pasqyron lidhjen e thellë të poetëve veleshtarë me vendlindien e tyre. Permes vargjeve plot dashuri, mallit për natyrën, historinë dhe shpirtin krenar të Veleshtës, libri shndërrohet në një deshmi të gjalle të perkatësisë dhe kujtesës kolektive.
“Veleshta ne varg” nuk eshte thjesht nje liber me poezi të zgjedhura, por një manifest poetik i dashurise per rrënjet, që fton çdo lexues të ndjejë, kujtojë dhe të jetë krenar për vendin e vet.

