Struga Trim Lum nuk di për disfatë në shtatë ndeshje radhazi

Sot u zhvilluan dy takimet e parafundit në kuadër të javës së 7-të në Ligën e Parë. Në Strumicë, Arsimi pësoi disfatën e katërt në këtë sezon, edhe pse ishte në epërsi i pari në përballjen me Brerën në Strumicë.

Goli i shënuar nga Besagiq, nuk ishte i mjaftueshëm për fitore, pasi që Brera shënoi dy gola, në fund të pjesës së parë dhe një në fillim të pjesës së dytë, me anë të Naumçeskit dhe Todorovit.

Në përballjen tjetër, të zhvilluar në Kratovë, Struga Trim Lum vazhdon ecurinë pozitive në Ligën e Parë, pasi që në duelin e shtatë regjistroi edhe fitoren e 6-të, duke mundur Sileksin me 3-1.

Kampaore, Hamza dhe Zenku shënuan për struganët, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Hrvanoviq.

Të martën, mbyllet java e 7-të e Ligës së Parë me duelin në mes Pelisterit dhe Bashkimit në Manastir.