Franca do të jetë fuqia e radhës e grupimit G7, e cila pritet të njohë zyrtarisht një shtet të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, tha përpara nisjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme se sot është “një ditë e madhe për paqen”, ndërsa vendi i tij përgatitet të njohë zyrtarisht shtetësinë palestineze më vonë këtë pasdite.
Ky veprim është një “fitore e madhe diplomatike për Francën”, i tha ai transmetuesit francez TF1.
“Vendimi që presidenti do t’ia paraqesë këtë pasdite Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është një vendim simbolik, i menjëhershëm dhe politik, i cili tregon angazhimin e Francës ndaj zgjidhjes me dy shtete”, shton ai.
I pyetur nëse vendimi përbënte rrezik për Izraelin, ai thotë: “Kjo është një kontradiktë absolute, pasi njohja e Palestinës është një mohim kategorik i Hamasit dhe e izolon atë përgjithmonë. Dhe i justifikon ata midis palestinezëve që kanë zgjedhur të heqin dorë nga dhuna dhe terrorizmi”.
