Ndeshja derbi e Ligës së Tretë Futbollistike Jugperëndim mes KF Vllaznimit dhe KF Veleshta United në kuadër të xhiros së dytë përfundoi me fitoren e merituar të Vllaznimit, që triumfoi me rezultat 5:3.
Ashtu si gjithmonë, përballjet mes këtyre dy ekipeve janë të mbushura me rivalitet e emocione, por këtë herë skuadra strugane u tregua më efikase dhe e vendosur për të marrë tri pikët, shkruan Drini.mk
Shënuesit e golave:
Për KF Vllaznimin shënuan: Erjon Ameti,Deni Shadov, Altin Lloga,Rejhan Xheleshi,Rehan Bajramoski
Për KF Veleshtën realizuan: Dilli Kaba,Elmaz Sheji, Edon Sheji
Skuadra e Vllaznimit, e rikthyer këtë vit në garë, po dëshmon ambicie të larta dhe lojë të organizuar. Megjithatë, rruga drejt objektivave sezonalë mbetet e gjatë dhe kërkon vazhdimësi në rezultate.
