SHKËLQEN K. A “DRINI” NË SHKUP
Dje dhe sot (19-20 shtator 2025) në Shkup, u zhvillua Kupa e Maqedonisë së Veriut në Atletikë për U20.
Klubi i Atletikës “Drini” në këtë aktivitet të rëndësishëm u paraqit me 7 sportistë në diciplina të ndryshme., duke arritur të fitojë, dy medalje ari, katër të argjenta dhe dy të bronzta.
Me këto pikë të fituara K. A “Drini” u rendit në vendin e tretë në kategorinë e vajzave.
Sara Dimitrioski ishte e artë në 400m, e argjentë në kërcim së gjati, 200m dhe e bronztë në 100m.
Melisa Hajredini e artê në hedhjen e shtizës.
Melisa Dimitrioski e argjentë në 100m dhe 100m me pengesë, dhe e bronztë në 200m.
Për shkak të një lëndimi të Olsa Oranës, nuk mundëm të vrapojmë në garat stafetore.
Paraqitje të mirë bënë edhe Drini Hajredini, Jon Labënishti dhe Veton Qyra.
Vazhdojmë tutje!



