Sot ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare veprimtari dhe humanisti i njohur Irfan Vlashi.
Vlashi ishte i burgosur politik gjatë periudhës se regjimit komunist dhe për shume vite ka qenë kryetar i Shoqatës Humanitare Bëmirëse “Shën Nëna Terezë”, ku dha një kontribut të gmuar në ndihmë të komunitetit dhe në sherbim te kauzave humane.
Me veprimtarine e tij kombëtare dhe humane, ai la gjurmë te thella ne epokën ne te cilën jetoi dhe veproi, duke u bërë shembull i perkushtimit dhe sakrifices për çështjen kombëtare dhe per te miren e njerëzve.
Varrimi i te ndjerit do te behet sot, ne vendlindjen e tij ne Veleshtë, në orën 17:30.
I qoftë i lehtë dheu i tokës nanë, për të cilën sakrifikoi gjithe jeten!

