Struga Trim Lum ka triumfuar përballë Tikveshit me rezultat 3:0 në duelin e luajtur në kuadër të xhiros së 5-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Golat për fitoren e skuadrës strugane i realizuan Radeski dhe dy herë tjera e gjeti rrjetën Kompaore.
Për Strugën kjo ishte fitorja e 5-të në 5 ndeshje të luajtura në sezonin e ri të kampionatit vendor.
Xhiroja e 5-të, mbyllet sonte me ndeshjen Pelisteri – Arsimi që do të luhet nga ora 19:00.
