Dashmir Nasufi: Përgjimet e paligjshme trondisin vendin – Pa reformë në inteligjencë, demokracia rrezikohet

Analizë e shkurtër mbi rastin e përgjimeve dhe sistemin e inteligjencës në Maqedoninë e Veriut

Skandalet e fundit me përgjime dhe ndjekje të paligjshme kanë ngritur dyshime mbi ligjshmërinë dhe funksionimin e shërbimeve të inteligjencës.

Për mendimin tim problemi bazohet në:

Kulturën institucionale: punonjësit e inteligjencës ruajnë zakonet e vjetra, shpesh mbi ligjin, pra dihet të ndryshohet kjo mendësi dhe të freskohet me profesionist të rinj pa ndikimin politike.
Legjislacioni ekziston, por ka mangësi,shpesh është i paqartë dhe lejon hapësira për subjektivitet.k
Dhe pjesa më me rëndësi është politika. Politikanët vendosin prioritetet dhe përdorin informacionin e inteligjencës si mjet politik. Pa vullnet politik nuk ka reformë reale.

Sa i takon pjesës që përfolet më shumë këto ditë, çështja e deklasifikimit:

Ligji e lejon deklasifikimin vetëm nga institucioni që e ka klasifikuar dokumentin, ndërsa publikimi është i mundur vetëm nëse nuk dëmton interesat shtetërore ose funksionimin e shërbimit. Pra, deklasifikimi nuk është çështje dëshire politike, por rrezik për dëm ndaj shtetit.
Që të rikthehet besimi tek qytetarët nevoitet transparencë më e madhe e shërbimeve, duke publikuar vlerësime që nuk janë sekret për çështje rajonale apo ndërkombëtare, procedura të qarta që rrisin kontrollin, përgjegjësi politike dhe ligjore në rast abuzimi.
Besimi i qytetarëve nuk rikthehet me deklarata, por me rezultate konkrete: kontroll të vërtetë ligjor mbi inteligjencën, publikim selektiv të vlerësimeve, dhe vendosje përgjegjësie për shkelësit. Vetëm kështu skandalet e përsëritura nuk do të minojnë më shumë demokracinë.