LUFTA / Rusia vazhdon sulmet në Ukrainë, çdo ushtar i huaj në shënjestër

Rusia ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, derisa presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo ushtar të huaj të angazhuar në Ukrainë do ta konsiderojë “shënjestër legjitime”. Forca ajrore ukrainase thotë se shteti është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima, por hetime janë duke u kryer. Qëndrimi i ashpër i Putinit ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës. Paralajmërimi i Putinit shpërfaq qëndrimin e tij të palëkundur, prandaj janë bllokuar përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për paqe në Ukrainë, prej një samiti të mbajtur mes presidentit rus dhe atij amerikan, Donald Trump në Alaskë.

“Sa i përket vendosjes së mundshme të trupave në Ukrainë, kjo është një nga shkaqet rrënjësore, që e tërheq Ukrainën në NATO. Nëse ndonjë trupë shfaqet atje, veçanërisht tani që luftimet janë duke vazhduar, ne supozojmë se ata do të jenë objektiva legjitime. Nëse merren vendime që do të çojnë në një paqe afatgjatë, atëherë thjesht nuk shoh asnjë kuptim në qëndrimin e tyre në territorin e Ukrainës, kaq.” tha Vladimir Putin, President i Rusisë. /alsat.mk