Ndërron jetë ish futbollistit Nexhmi Etemit (Neçka)

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të ish futbollistit Nexhmi Etemit (Neçka), një prej emrave të njohur të futbollit.

Nexhmi Etemi (Neçka) nga Frëngova e Strugës ndërroi jetë mbrëmë rreth orës 22:00 në moshën 61 vjeçare!

Ai ishte një ndër figurat më të dalluara të sportit në rajon, i cili la gjurmë të pashlyeshme si në vendlindje, ashtu edhe jashtë saj.

Nexhmi Etemi (Neçka) ka qenë lojtar i disa skuadrave të Strugës dhe ka vijuar karrierën e tij edhe në Zvicër, ku gjithashtu ka fituar respektin dhe admirimin e komunitetit sportiv. Me stilin e tij të veçantë të lojës dhe përkushtimin ndaj futbollit, ai konsiderohet si një nga legjendat e kohës së tij.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë familjarët, miqtë, ish-bashkëlojtarët dhe dashamirët e futbollit, të cilët e kujtojnë me respekt dhe mirënjohje për kontributin që dha ndër vite.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:00, tek varrezat e Frëngovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Etemi dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.