SA ËSHTË VLERA E VOTËS !?
Zgjedhjet janë ciklike! Përsëriten në periudha të caktuara zgjedhore! Planifikohen prej përpara, me plot entuziazëm për fitore ! Gjatë fushtatës zgjedhure vendoset ekujlibri i “ brishtë” midis pritjeve të qytetarëve dhe premtimeve të politikanëve! Zgjohet adhurimi i fjetur ndaj partive ose kandidatëve për kryetar komune që janë në garimin zgjedhor! Partitë garojnë me ide të reja,veprojnë me ato ide që e përforcojnë besimin për rrugën e prosperitetit! Zgjedhjet lokale janë baza strukturale për funksionimin e pushtetit lokal. Ato janë katalizator për zgjidhjen e shumë problemeve sociale në nivelin lokal, përmes respektimit të kodit moral!
Sa është vlera e votës? Vlera “shpirtërore” e votës është forca e besimit, e emocioneve që votuesit ja aderojnë partisë së caktuar ose kandidatit për kryetar! Vlera “shoqërore” e votës është e lidhur me respektimin normave morale dhe vendosjen e harmonisë midis kërkesave shoqërore dhe individuale! Vota është e “shenjtë”, është pjesë e personalitetit të njeriut,është diçka që votuesi e dhuron me zemër, dhe me tër qenien e tij! Atë që njeriu e ndien me vetëdijen e tij , me intuitën, me ndjenjën e simpatisë, atë e shpreh përmes votës! Zgjedhjet lokale janë ritual “vlerësimi” i shoqërisë së civilizuar ,vizion i besimit, që duhet ta determinoj cilësin e jetës më të lumtur! Zgjedhjet janë sharmi i shoqërisë moderne që ndërthuren me elegancën e fushatës dhe të organizimit! Qytetarët përmes votës e materializojnë vullnetin e tyre, duke e zgjedhur më të mirin, për ta ndërtuar platformën e lumturisë të ëndërruar!
-Prof.Muhamet Borova
