Ekipi i Shkendijës la pas verën më të gjatë në skenën evropiane, por edhe kualifikimin historike në Ligën e Konferencës.
Ekipi nga Tetova është vetëm ekipi i dytë nga Maqedonia që siguron një vjeshtë evropiane dhe shorti i sotëm në Monako zbuloi rivalët e tyre në fazën e garave në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Maqedonisë, u fut në short nga vazoja e pestë dhe në betejën për pikë do të përballet me Sllovan Bratislava, Rajo Valejkano, Jagiellonia, Dritën nga Kosova, Shelburnin dhe AEK Larnaka-n.
Shorti u zhvillua tërësisht në format dixhital, duke përdorur të njëjtën teknologji dixhitale që u përdor tashmë vitin e kaluar, duke lejuar një proces të qetë, efikas dhe të shpejtë të shortit.
