Fletëvotimet/ Mickoski nuk përjashton kaosin

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk e përjashton mundësinë që më shumë kandidatë të pavarur të regjistrohen në procesin zgjedhor dhe fletëvotimet të jenë tejet të gjata.

Megjithatë, ai tha se kjo gjë, mund të rrezikojë seriozisht suksesin e procesit zgjedhor.

“Nuk e përjashtoj as atë mundësi, gjithçka është e mundur. Mundet që fletëvotimi të jetë 7-8 metra, mundet që kjo t’i dekurajojë qytetarët që të dalin në votime dhe të ulet dalja por këtu dua të them se nëse procesi zgjedhor nuk është i suksesshëm, është qeveria ajo që emëron të besueshmit e qeverisë. Kështu që sjellja e papërgjegjshme e individëve ose e disa partive politike, rezulton me këto mundësi. A do të ndodhë kjo, do ta shohim shumë shpejt meqë procesi duhet të mbyllet deri më 1 shtator”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër./ Alsat.mk