Edhe pse janë produkte sezonale, frutat dhe perimet po arrijnë çmime rekorde. Qytetarët thonë se ato shiten me çmime sikur të ishin jashtë sezonit. Thonë se po rriten dita-ditës dhe shteti nuk ka asnjë mekanizëm për t’i kontrolluar ato.
“Ka, ka. Sa është kjo rritje? Tani kanë arritur në 100 denarë, ishte 60 denarë,” tha një qytetar.
“Do të ketë, shikoni, nuk ka kush t’i kontrollojë, këtu të gjithë bëjnë çfarë të duan. Nuk është siç ishte,” u shpreh një qytetar tjetër
“Ka rritje të çmimeve te pothuajse gjithçka, si domatet, trangujt, edhe në markete. Shkon në market të premten, blen kos për 55 denarë të themi, të hënën shkon dhe çmimi është bërë 60 denarë.”
Qytetarët thonë se kjo nuk është një befasi, por praktikë e njohur vite me radhë dhe pikërisht gjatë sezonit, tregtarët rrisin qëllimisht çmimet, duke përfituar nga kërkesa e shtuar dhe heshtja e institucioneve për të fituar të holla në kurriz të punëtorëve. /alsat.mk
