Edhe pse vendi “digjet” nga i nxehti, qytetarët nuk respektojnë rekomandimet për shmangie të lëvizjes

Edhe pse termometri në Shkup ka kaluar 40 gradë Celsius, kjo nuk i ka penguar qytetarët të dalin nëpër rrugë e sheshe. Vapës përvëluese i janë shtuar edhe rrezet e forta të diellit dhe asfalti i nxehtë, por për disa, jeta vazhdon normalisht.

Disa pranojnë se mezi po e përballojnë, por shpesh janë të detyruar të dalin edhe gjatë periudhës, që nuk është e rekomandueshme.

Anketë me qytetarë

“  Deri në 11 kemi punuar, më shumë s’na lejojnë.
”-çka punoni ju?
-Ndërtimtari.

“Mundohemi të mos lëvizim, megjithatë çfarë duhet të përfundohet, duhet të përfundohet..

“Më të rëndë e kemi ne kamarierët, plus temperaturat e larta… 00:31 Skara më së shumti e rrit temperaturën.”

Ndërsa për disa dielli është “armik”, për disa të tjerë është thjesht pjesë e përditshmërisë verore.

“Nxehtë është, por mirë është për shëndet.

“Të tregoj të drejtën, unë jam peshkatar, kam dal për qejf, rreth ujit, më fllad pak, i shoh duke zënë peshk.
-Sa po ju pengojnë këto temperatura, si po e menaxhoni?
-Jo nuk na pengojnë, jemi mësuar, jemi mësuar kështu me jetu. ”

Mjekët ndërkohë apelojnë për kujdes të shtuar, të shmanget dalja në periudhën mes orës 11:00 dhe 17:00, të pihet sa më shumë ujë dhe të përdoren rroba të lehta./Alsat.mk