Të mërkurën hidhet shorti për sezonin e ri në Ligën e Parë

Të mërkurën, më 30 korrik, në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) do të hidhet shorti për kampionatet e Maqedonisë në Ligën e Parë dhe të Dytë, si dhe për rrethin e parë të Kupës së Maqedonisë.

Nga dymbëdhjetë skuadrat e Ligës së Parë, vetëm Arsimi është debutues, ndërsa në elitë garojnë shtatë ish-kampionë.

Skuadrat që do të luajnë në Ligën e Parë për sezonin 2025/26 janë:

Shkëndija

Sileksi

Rabotniçki

Struga Trim & Lum

Vardari

Pelisteri

Shkupi

Brera Strumica

Tikveshi

Makedonija Gjorçe Petrov

Arsimi

Bashkimi

Kampionatet nisin në muajin gusht, ku Liga e Parë fillon më 8 gusht, ndërsa Liga e Dytë më 23 gusht. Ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Maqedonisë do të luhen në javën e tretë të muajit të ardhshëm.

Sezoni 2025/26 sjell edhe një ndryshim të madh, pasi do të zvogëlohet numri i skuadrave në ligë, dhe sezoni 2026/27 do të ketë vetëm dhjetë ekipe.