KOMINUKATË ZYRTARE, greku Mazoulouxis pjesë e Struga Trim Lum

Struga Trim Lum ka kënaqësinë të njoftojë angazhimin e mbrojtësit grek, Kyriakos Mazoulouxis…

Kyriakos Mazoulouxis, është futbollisti më i ri që i bashkohet ekipit të Struga Trim Lum në prag të sezonit të ri, 2025/26. 28-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në futbollin grek, duke zhvilluar ndeshje edhe në Superligë.

Mazoulouxis te Struga Trim Lum vjen si agjent i lirë, pasi të njëjtit i kishte përfunduar kontrata me Panionios. Ishte ky klubi i tij i fundit, para se i njëjti të luante edhe me skuadrat si AE Kifisias, PAE Chania, PAS Lamia, Ergotelis dhe Aris.

Pikërisht skuadra nga Selaniku, ishte skuadra e tij e parë, me të cilën kishte nënshkruar edhe kontratën e parë profesionale, ndërsa do të jetë kjo hera e dytë që do të luaj jashtë Greqisë, pas një aventure të shkurtër që kishte pasur me skuadrën e njohur belge të Lierse.

Pozita natyrale e Mazoulouxis, është ajo e qendërmbrojtësit, por i njëjti gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe gjithashtu edhe si mesfushor i fundit që lidh mbrojtjen me mesfushën.

Me Mazoulouxis, kemi arritur marrëveshje një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.

Kyriakos Mazoulouxis, bëhet kështu futbollisti i parë grek që do të veshë fanellën e Struga Trim Lum, ndaj neve i urojmë një mirëseardhje të ngrohtë dhe mbi të gjitha shumë suksese me fanellën “bardhekuq”.