Çmimet po rriten çdo ditë, nevojitet krijimi i një mekanizmi të ri, jemi në gjendje shumë të vështirë, me këto të ardhura mezi arrijmë të mbajmë familjet. Këto janë vetëm disa nga ankesat e qytetarëve përpara kamerës së televizionit Alsat, në pyetjen nëse kanë ndjerë stabilizim të çmimeve të produkteve ushqimore.
„Jo, çfarë stabilizimi, çdo ditë vetëm i rrisin çmimet. Me çfarë? Me një pension prej 200 eurosh? Çfarë mund të bëj me atë?“
„A ka stabilizim të çmimeve në markete? Nuk ka, nuk ka.“ 8361 0,0-0,4
„Jo, janë rritur, nuk janë si më parë. Asgjë nuk mund të kursesh kur çdo ditë rriten,“ u shpreh një qytetar.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot njoftoi se do të zhvillojnë takim me Ministrin e Ekonomisë ku do të diskutojnë për masat që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme.
“Pas kësaj ngjarjeje kam takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Punës dhe do të diskutojmë në atë takim, se çfarë duhet të ndërmarrim në periudhën që vjen, në përputhje me analizat që kemi bërë dhe për të cilat tashmë kam folur,” deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Në një bisedë të shkurtër telefonike nga Ministria e Ekonomisë për televizionin Alsat, thanë se vendimi për miratimin e masave të reja për përmirësimin e fuqisë blerëse të qytetarëve do të njoftohet drejt fundit të këtij muaji. Nëse do të miratohen, ato do të jenë kufizim i marzhave ose ndonjë shportë e re e produkteve bazë. /alsat.mk
