FEJA DHE KOMBI

Jemi lodhur me pyetjen që e hasim shpesh herë,-Kombi apo feja?
-Islami dhe shqiptaria nuk janë kundërshtare. Përkundrazi, ato takohen në një pikë të përbashkët: në besë, nder dhe drejtësi.
Allahu xh sh në Kuran thotë:
“Allahu ju urdhëron të jepni besën atyre që i takon…” (En-Nisa, 4:58)
Dhe Profeti Muhamed a.s.ka thënë:
“Nuk ka besim ai që nuk është i besueshëm.”
Besa shqiptare është shenjë burrnie, por është edhe vlerë islame. Kur një mysliman jep fjalën – e mban, edhe sikur të jetë kundër vetes.
-Islami nuk të thotë “harro vendin tënd” – por të thotë: Ruaje, nderoje, përmirësoje.
Profeti a.s.e deshi vendin e tij. Edhe ne duhet ta duam Shqipërinë, Kosovën, trojet shqiptare– pa urrejtje për tjetrin, por me dashuri për tonën.
-Një shqiptar mysliman që ruan fenë, gjuhën, familjen dhe nderin, është pasqyra më e bukur e Islamit në këtë tokë
-Islami si fe universale nuk mohon etninë, gjuhën apo dashurinë për atdheun.
Profeti Muhammed (a.s) ka treguar dashuri për vendin e tij. Kur u largua nga Meka për në Medinë, ai tha me mall:
-“Sa vend i dashur je ti për mua! Po të mos më kishin nxjerrë banorët e tu, nuk do kisha jetuar askund tjetër përveç teje.”
(Transmeton Tirmidhiu, Sunen, Nr. 3925)
Ky hadith tregon se dashuria për vendin nuk bie ndesh me fenë, por është ndjenjë natyrore dhe e lejuar.
Shqiptarët myslimanë gjithnjë kanë jetuar në harmoni me bashkëkombësit e feve të tjera, duke dëshmuar se Islami nxit bashkëjetesën, dhe jo përçarjen.
Zoti e bekoftë besën, fenë dhe kombin tonë! 🤲
A.S /2025

