Ladorishti ka arsye te krenar! Klubi i shahut “Flamurtari” ka hyre ne histori, duke siguruar ngjitjen ne Ligen e Pare te Shahut te Maqedonise se Veriut, një arritje e madhe per sportin e ketij fshati dhe per githe Strugen.
Pas nje sezoni te jashtezakonshem te mbushur me perkushtim, strategji dhe lojra te nivelit të lartë, shahistët e “Flamurtarit” kanë deshmuar se me pasion dhe punë ekipore, suksesi eshte i pashmangshem. Ekipi ka line pas shume klube me tradite ne kete sport, duke siguruar vendin e merituar mes me te mireve ne vend.
Ky sukses nuk ishtë vetem sportiv – eshtë nj fitore e komunitetit, nje motivim per te rinite e Ladorishtit dhe me giere qe te perqatojne sportin e shahut, nje loje qe kerkon logjike te mprehte, durim dhe vizion.
Ngjitja në Ligën e Pare eshtë jo vetëm nje kurorëzim i punës shumevjeçare, por edhe nje angazhim per te perfaqesuar me dinjitet Ladorishtin në arenën kombëtare te shahut.

Shahu ka një kampion të ri që mban emrin e Flamurit dhe vjen nga zemra e Strugës!

