Aksident i rëndë në afërsi të Aeroportit të Ohrit–Raportohet për një viktimë

Pak më parë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku pranë fshatit Orovnik në rajonin e Ohrit, ku janë përfshirë dy automjete, njëri me targa maqedonase dhe tjetri me targa shqiptare.

Jozyrtarisht raportohet për një viktimë, ka njoftuar portali “Ohrid1”.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e ndihmë së shpejtë, zjarrfikësit dhe njësitë nga SPB Ohër.