Skuadra e Struga Trim&Lum të hënën zyrtarisht nis përgatitjet verore për sezonin 2025/26, ndërsa risia më e madhe është emërimi i trajnerit shqiptar Bledi Shkëmbi, i cili do të udhëheqë ekipin për herë të parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Pas eksperiencave në Shqipëri dhe Kosovë, Shkëmbi do të takohet nesër për herë të parë me grupin e lojtarëve, teksa klubi ka përcaktuar edhe agjendën e ndeshjeve miqësore, që do të shërbejnë si bazë për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri.
📆 Orari i ndeshjeve kontrolluese:
- 09 korrik – vs FC Ballkani (Kosovë)
- 12 korrik – vs Pelister
- 16 korrik – vs FK Trajal Kruševac (Serbi)
- 23 korrik – vs KF Llapi (Kosovë)
- 26 korrik – vs KF Skënderbeu (Shqipëri)
- 29 korrik – vs GFK Ohrid
Përmes këtyre dueleve, stafi teknik do të ketë mundësi të analizojë grupin aktual dhe t’i japë formë boshtit të ekipit që do të përfaqësojë Strugën në garat e radhës, me synim rezultate edhe më të mëdha në sezonin që vjen.
