Drini Hajredini, Nënkampion Shtetëror në Atletikë për U18!
Dje (28.07.2025) në Shkup u zhvillua Kampionati Shtetëror në Atletikë për U18, ku mori pjesë edhe Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga.
Drini Hajredini, në diciplinën 800m duke përmirësuar rezultatin e tij personal, u radhit në vendin e dytë.
Melisa Dimitrioski e cila vrapoj në diciplinën 100m (jashtë konkurence) arriti të përmirësoj rezultatin e saj personal, nga 12.69 në 12:50.
Paraqitje të mirë patën edhe atletët e rinjë si: Redon Hajredini në 400m, Jon Labënishti në 100m dhe 200m dhe Genc Malo në 100m dhe 200m.
Ndërsa në stafetën 4x100m u radhitën në vendin e katërt.
Vazhdojmë tutje!
