Ambasadori Denion Meidani mirëpret në Ambasadë përfaqësues të Akademisë Politike “Arben Xhaferi”

📍Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Ambasadë përfaqësues të Akademisë Politike “Arben Xhaferi” – një platformë e rëndësishme që vazhdimisht ka kontribuar në edukimin qytetar dhe politik të shumë të rinjve të angazhuar në jetën publike në Maqedoninë e Veriut.

Diskutuam mbi projekte të reja që synojnë të nxisin pjesëmarrjen rinore, mendimin kritik dhe angazhimin aktiv në vendimmarrje – si në nivel lokal, ashtu edhe rajonal.

🧠 Një falënderim i veçantë për Enis Miftarin, themelues dhe drejtues i Akademisë, për vizionin dhe përkushtimin afatgjatë në formimin e një brezi të ri me integritet, përgjegjësi dhe idealizëm.

E ardhmja është më e sigurt kur të rinjtë janë të përgatitur, të informuar dhe të angazhuar. 💡

AkademiaArbenXhaferi #FuqizimRinor #ArbenXhaferi #PjesëmarrjeQytetare #RMV #RiniaNdryshon #AmbasadaShqiptare