Nuredin Lloga – Plot 39 vjet pa Ti – INAJET!

Plot 39 vjet pa Ti – INAJET!
Zemra jonë u thye atë ditë të enjte të 12 qershorit 1986, kur arriti lajmi i zi, që dora e çetnikut fashist nga Knini, e shprazi karikatorin e automatikut mbi trupin tënd të njom, akoma nuk i kishe mbushur 19 vite jetë dhe ta shuajti jetën porsa kishe filluar ta jetosh. Dora fashiste e ushtris jugosllave i vriste djemt shqiptar që ishin nga një në familje për ti mbyllur ato shtëpi.
Nënën e la pa djal dhe gjashtë motrat pa vëlla. 39 vite po vuajm për Ti Inajet, dhe për ne verat jan shumë të nxehta dhe dimrat shumë të ftohtë dhe nëna zjarrit dru nuk i shtinte se zemrën ja diqte malli për TI o zemra jonë.
Të kujtojnë me mallin e pashuar motrat Florie, Alide, Ajshe, Urime, Hike dhe Rehime, dhëndurrët, nipërit, mbesat dhe të afërmit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ti INAJET.