Plani për dëmtimin e Izet Mexhitit dështoi, Maskat ranë, Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, dy fytyrat e së njëjtës prapaskenë.

Loja e radhës e Ali Ahmetit, njeriut i cili mbi 20 vite përdori pushtetin si strehë për tu pasuruar ai dhe familjarët e tij, dështoi në mënyrën më të turpshme që ekziston! Me ndihmën e “mjekut politik” Arben Taravari, një figurë që prej kohësh ka humbur busullën politike morale duke u shndërruar në vegël të verbër të BDI-së, tentuan të shkaktojnë krizë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me këtë të hapin rrugë për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale që planifikohet të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Por, populli nuk ha më bar.

Në vend që para votuesve të tij, doktor Taravari të demonstronte një “shkëputje parimore” nga Qeveria, opinioni pa vetëm një konfirmim të asaj që është thënë shpesh me zë të ulët: Taravari ishte dhe mbeti lojtari i fshehtë i Ali Ahmetit. Ai nuk doli nga Qeveria për të mbrojtur ndonjë parim, por sepse misioni i tij të sabotojë nga brenda, të godasë Izet Mexhitin dhe t’i japë oksigjen BDI-së, DËSHTOI.

Faktet janë kokëforta! Ali Ahmeti, lideri me më shumë bashkëpunëtorë në listën e zezë amerikane, nuk ia doli të bëhet pjesë e pushtetit edhe përkundër përpjekjeve të shokut të tij të heshtur Arben Taravari, i cili provoi të bëjë çmos që ta ndihmojë këtë rikthim. Por populli i lodhur nga pazaret, intrigat dhe hajnia, po zgjohet.

Përfundimisht Arben Taravari doli i zbuluar, Ali Ahmeti doli i humbur. Opozita shqiptare në Maqedoni të Veriut ka vetëm dy zgjedhje tani: Të pastrohet nga servilizmi dhe veglat e klanit “Non Grata” ose të fundoset bashkë me to. Sepse shqiptarët më nuk kanë kohë për tradhtarë me kollare e flamur kombëtar në xhep, derisa në fakt janë dhe i shërbejnë të keqes në prapaskenë.

Në këto zgjedhje, nuk votohet për individë, por për dinjitetin e një populli që meriton më shumë se hije që i shërbejnë krimit politik. Shqiptarët në zgjedhjet e radhës lokale duhet të zgjedhin ndryshimin, e jo maskat!