A MUND TË LLOGARITET NDËRTIMI I NUMRIT TË MADH TË BANESAVE NË STRUGË SI ZHVILLIM URBAN…?

E kemi potencuar shpesh herë se Struga momentalisht ballafaqohet me Plane Urbanistike të vjetërsuara dhe me afate vlefshmërie prej disa dekadave, ne anën tjetër në qytet edhe pse numri i banorëve zvogëlohet cdo ditë ne kemi ndërtim të banesave pa ndonjë kriter të vecantë.

Me infrastruktur komplet të amortizuar, dhe pa ndonjë risi apo angazhim përmirësimi të të njejtës për gati 20 vite, me ndërtime pa kriter, pa plan, pa “shpirt“ me ndërtesa gjithnjë e më të larta që nuk respektojnë trashigiminë kulturore, natyrën apo historinë e qytetit, NDËRTIMI I NUMRIT TË MADH TË BANESAVE NË STRUGË NUK MUND TË LLOGARITET SI ZHVILLIM, por thjesht betonizim dhe humbje e identitetit dhe trashigimisë kulturore.

Në kohën kur të rinjtë po largohen masivisht, zhduket gjelbërimi, demtohet Bregu i Liqenit, shkatërrohet infrastruktura, vdes turizmi, dhe cilësia e jetës bie sepse mungon planifikimi, në analizën fillestare më të thjesht do të thotë se mungon vizioni.

Vec pesë arsyeve që i kam prezantuar më herët përse Struga ka perspektivë, Struga gjithashtu ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të qëndrueshëm përmes turizmit të gjelbër, bujqësisë moderne, kulturës dhe inovacionit digjital.

Koha për t’i thënë STOP kaosit urban është tani. Struga meriton më mirë.

MODEL TJETËR PËR STRUGËN…

Lulzim Nasufi.