Një dhimbje që s’ka kufi, humbje e papritur që na la pa fjalë Familjen tone ! Shkruan Asan Cuculi

Me shpirt të thyer dhe zemër të rënduar, ndaj me ju lajmin më të dhimbshëm që mund të shkruaj ndonjëherë: Diti dhe Besa, dy njerëz të dashur, u ndanë aksidentalisht nga kjo botë, duke na lënë në një trishtim të thellë e të pashpjegueshëm.

Diti ishte më shumë se i afërm për mua – vëlla i shpirtit, me të cilin jam rritur. Një njeri që e mbante familjen me dashuri dhe përkushtim. Bashkë me të, u largua edhe gruaja e tij, Besa – një nënë dhe bashkëshorte shembullore, që rrezatonte mirësi dhe qetësi.

Ajo që dhemb më thellë se gjithçka është se lanë pas fëmijët e tyre të vegjël, që sot janë të mbetur pa përqafimin e nënës dhe zërin e babait.

Kjo nuk është hera e parë që kjo familje përballet me dhembjen. Vetëm dy vite më parë, Diti humbi Babain. Sot, nëna e tij po përjeton një dhimbje që asnjë nënë s’duhet të përjetojë kurrë – humbjen e djalit. Vëllai i tij i madh mbart një boshllëk të pamatshëm në shpirt.

Ky aksident mori jetë, por nuk do të marrë kujtimin, dashurinë dhe ndriçimin që Diti e Besa lanë pas. Ne do t’i mbajmë gjallë me lutje, me kujtime, me dashuri për fëmijët e tyre dhe për gjithçka që ishin. Allahu Xhennetin, Diti dhe Besa. Ju iku trupi, por zemrat tuaja rrahin ende në të gjitha ne që ju deshëm.