Ishte në kërkim: Dorëzohet kosovari që vrau gruan në Gjermani..!?

Sot është paraqitur në seancën gjyqësore kosovari i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Oberhausen-Lirich të Gjermanisë.
I dyshuari është një 47-vjeçar, nga Republika e Kosovës, e cili tash e tutje do të paraqitet para gjykatës në Duisburg nën dyshimin për veprën penale: Vrasje e rëndë.

Advertisement

I dyshuari është dorëzuar në polici para dy ditësh në stacionin policor në Kehl, Baden-Wuttemberg.
Trupi i viktimës, ishte zbuluar nga policia dy ditë para se i dyshuari të dorëzohej në polici.

Kjo pasi që të premten e kaluar, punëtorët social kishin pasur plan të kthenin tek viktima fëmijët e saj, të cilët iu ishin marrë pasi që e njëjta kishte pasur një rast të mëhershëm me partnerin e saj, por e njëjta nuk ishte përgjigjur as në telefon e as në derën e saj të banesës ku jetonte. Pasi policia ka intervenuar duke thyer derën, brenda është gjetur trupi i viktimës 32-vjeçare.

Dy javë para ngjarjes, viktima ishte rrahur nga partneri i saj dhe shteti gjerman kishte marrë tre fëmijët e saj për t’i strehuar.

Të premten tragjike, fëmijët kishin për t’u kthyer tek nëna e tyre, por kur punëtorët social kishin telefonuar dhe kishin trokitur në derën e viktimës, e njëjta nuk ishte përgjigjur.
Identiteti dhe motivi i vrasjes nuk janë bërë publike, ndërsa policia dhe prokuroria janë duke vazhduar hetimet rreth rastit.