Presidenti i SHBA-vë, Donald Trump i thotë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu se mund t’ia zgjidhë problemet me Turqinë, transmeton TV21.
“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me një njeri të quajtur Erdogan, keni dëgjuar për atë. Ka rastisur që ta pëlqej, edhe ai më pëlqen. E di që mediat do të nervozohen, ai e pëlqen Erdoganin, por e pëlqej, edhe ai më pëlqen, asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë problem. Kemi kaluar shumë gjëra dhe asnjëherë nuk kemi pasur problem. Çfarëdo problemi që ke me Turqinë, mendoj se mund ta zgjidh, dua të them deri sa je i arsyeshëm. Duhet të jesh i arsyeshëm, duhet të jemi të arsyeshëm”, tha Donald Trump në pres-konferencën e përbashkët me Netanyahu.
