International University of Struga – Debat në temën “Lojërat e Fatit dhe Bixhozi”

Sot në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, është mbajtur debat në temën “Lojërat e Fatit dhe Bixhozi”. Ky debat është zhvilluar në kuadër të lëndës “Kriminologjia” me Doc.Dr. Emin Huseini dhe Asistente MSc. Nurten Kala. Ky debat i paraprin edhe debateve të tjera po në të njëjtën lëndë në tematika me interes për studentët.
Ky lloj aktiviteti ndihmon studentët të shpalosin qëndrimet e tyre mbi tema aktuale, që kanë të bëjnë me lëndën e Kriminologjisë. Pritet që javën e ardhshme të mbahet një tjetër debat, me panel të përbërë nga studentë të tjerë të Fakultetit të Shkencave Juridike pranë UNS.